Rreth Nesh

ALBGUARDIA

Kush jemi

Shoqëria Private e Sigurisë Fizike “ALBGUARDIA” Sh.p.k u themelua nën kujdesin e Z. Astrit Miho në vitin 1993, në Tiranë, dhe operon sot në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shoqëria është e regjistruar pranë organeve tatimore me kod fiskal Nr. 3706190 dhe NIPT K 31504011 T, me licencë të lëshuar nga QKL (LN‑0299‑10‑2015) për kategorinë “Shërbimi i Ruajtjes dhe/ose Sigurisë Fizike”, pa afat. Është regjistruar si person juridik pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë me Nr. 12932, datë 29.06.1995.

Që nga viti i themelimit, ALBGUARDIA ka ruajtur dhe siguruar një numër të madh objektesh të rëndësishme të pronës private dhe shtetërore, duke ofruar shërbim të sigurt, të garantuar dhe në një nivel bashkëkohor — me investim të vazhdueshëm në kualifikimin profesional të stafit.

Teknologjia jonë

ALBGUARDIA aplikon sisteme elektronike të sofistikuara, hardware dhe software me teknologji dixhitale, të organizuara në një Sistem Operativ me Administrim Shërbimi (Sistemi DATA 9000 MVS — Multi Vektorial Sistem), evoluar më tej në sistemin MVSNet. Vektorët e përdorur përfshijnë Radio MVS, telefonik MVS, ISDN, GSM dhe DATA‑GPRS.

Sistemi mundëson kontroll video në kohë reale, arkiv grafik të shërbimit, lokalizim automjetesh (Personal Tracker) dhe kontroll satelitor pozicional mbi hartë digjitale të gjithë territorit — duke garantuar reagim të shpejtë për alarm vjedhjeje, zjarri, agresioni, rrëmbimi apo rasteve të panikut.

Prej më shumë se 14 vitesh ALBGUARDIA përfaqëson zyrtarisht fabrikën elektronike italiane SICEP S.p.A (Firenze) si Distributor i Autorizuar në Shqipëri — lexo më shumë te faqja SICEP.

Qendra Operative administron deri në 1.000.000 ngjarje në muaj, me arkitekturë Client/Server mbi sistem operativ Linux, dhe me inxhinierë e operatorë në gatishmëri 24 orë në ditë.

1993

Viti i themelimit

24/7

Qendër Operative

14+

Vite partner SICEP

1M+

Ngjarje/muaj